Pasditen e djeshme Partia Socialiste zhvilloi një takim me të rinjtë e kryeqytetit që votonin për herë të parë. I gjithë takimi u drejtua nga strukturat e FRESH-it po në takim nuk munguan as kryeministri Rama dhe ministra të qeverisë.
Po nëse kaloje një xhiro dje në Bulevard do të kuptoje që të rinjtë nuk kishin ardhur vetëm nga Tirana po nga të gjitha rrethet e vendit.
Pa hyrë në detaje për kostot e udhëtimit, apo lënien pa shkollë të të rinjve për një ditë, edhe diçka tjetër të binte në sy: Autobusët e unazës.
Sa kohë që është një linjë e shërbimit urban në kryeqytet përdorimin e këtyre mjeteve në një ditë normale pune për kryeqytetasit, mund edhe ta kursenin.
Vetëm për faktin e thjeshtë, më pak urbane në qarkullim më shumë dyndje të qytetarëve që ktheheshin nga punët apo e studentëve që ktheheshin nga shkollat. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1588″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]