Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot mbledhjen që kryeministri Rama bëri dje në sheshin Skënderbej me punonjësit e administratës së Tiranës.
Teksa e cilësoi miting, Berisha tha se mbledhja e djeshme ishte një nga shkeljet më të rënda elektorale.
“Nëse SKAP e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Ramës duhet t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi”, tha kreu i PD.
Berisha: Nëse SKAP e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Ramës duhet t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi.
Po qe se SPAK pretendon se do ta dënojë ja ku e ka Ramën, mitingu i mbrëmshëm shkelja më e rëndë e ligjit elektoral, nxjerr në shesh administratën, që kështu po sulmojnë Veliaj, fjalimi avokati e dëshpëruar se shqiptarët kanë hall se çfarë po thonë portale për ta.
Ishte një sallatë fjalësh pa vlerë. Njeri i cili e shef që toka, i rreshket me shpejtësi toka, nuk foli një fjalë për Munihun.
Asnjë fjalë nuk tha për superskandalin e USAID , në një kohë kur ish bashkëshortja dhe bashkëshortja janë koka të këtij skandali. Del Çuçi dhe Delina dhe thonë që nuk kemi marrë asnjë qindrake. Por 10 mln i ke me kontratë. Nuk flet për këto Rama, por flet dhe thotë ishte garderoba kështu unë nuk kam përgjegjësi, bën një sallatë fjalësh.