04:25 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mitrovicë, gjenden eshtra në Suhodoll, dyshohet se mund të jenë të ndonjë viktime të luftës

13:56 | 27/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mitrovicë, gjenden eshtra në Suhodoll, dyshohet se mund të jenë të ndonjë viktime të luftës

Pas gërmimeve në Suhodoll të Mitrovicës së Veriut, sot janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të një viktime, i cili thuhet se mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur. “Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së”, thuhet në komunikatën e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Edhe para dy muajsh, ky Komision kishte njoftuar për një aksion të ngjashëm, pasi një ekip mjekoligjor kishte tërhequr mbetje mortore nga një lokacion në veri të vendit dhe i kishte dërguar ato për ekzaminim të mëtejmë mjekoligjor.

Gjatë luftës së viteve 1998/’99 në Kosovë u vranë rreth 13.000 njerëz, 10.794 shqiptarë, 2.119 serbë, ndërsa të tjerët u përkasin etnive të tjera. Nga rreth 6.000 njerëzit e zhdukur me forcë atëkohë, të pagjetur sot mbeten edhe më shumë se 1.600 njerëz. Shumë prej të zhdukurve u gjetën ndër vite nëpër varreza masive në Serbi.

 

 

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zotimet që u bënë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Një vit pas, asgjë prej këtyre nuk është realizuar në praktikë, të gjitha kanë mbetur vetëm në letër.

Pas

SHBA i dhuron Policisë së Shtetit pajisje për antiterrorin

Para

Atentati ndaj Çopjave, si grupet kriminale kontrollonin lëvizjet e policisë përmes Dedan Gjonit

Para
Atentati ndaj Çopjave, si grupet kriminale kontrollonin lëvizjet e policisë përmes Dedan Gjonit

Atentati ndaj Çopjave, si grupet kriminale kontrollonin lëvizjet e policisë përmes Dedan Gjonit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.