Në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) që po zhvillohet në Valencia, Spanjë, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është takuar me liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Takimi mes tyre është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë, ku Mitsotakis ka përcjellë urimet e tij për Berishën, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit.
Ky moment konsiderohet si një sinjal mbështetjeje për opozitën shqiptare dhe një dëshmi e marrëdhënieve të qëndrueshme mes PD-së dhe së djathtës europiane.