Një i mitur 15 vjeç ka kryer vetëvrasje pasi familja e detyroi të martohej me nusen e vëllait të vdekur.
Sipas “Hindustan Times”, Mahadev Das nga India vrau veten pak orë pasi u martua me Ruby Devi, 25 vjeç.
Mahadev kishte pasur presion nga familja për t’u martuar me nusen e vëllait, që pas vdekjes së këtij të fundit në vitin 2013.
Familjarët kanë rrëfyer se djali nuk kishte dëshirë të martohej me një grua që e ka rritur si djalin e saj.
I ati shpjegoi se pas vdekjes së djalit të madh, familja e nuses kishte kërkuar prikën. “Na jep para ose marto vajzën me djalin e vogël”,- i kishin thënë familja e nuses.
Ndërkojhë, policia po vazhdon hetimet mbi çështjen dhe familja rrezikon të ndiqet penalisht pasi ligji indian nuk e lejon martesën me fëmijë.
Ka pasur shumë raste kur ky ligj është shkelur kur vajza adoleshente janë martuar me meshkuj më të mëdhenj në moshë.
(F.M/Faxweb)