Që një pjesë e mirë e personazheve këtu në Shqipëri janë bërë “personazhe” pa ndonjë talent a kontribut të veçantë, është e vërtetë. Që dalin figura nga hiçi edhe këtë e dimë.
Ama që të tillë të jenë bërë budallenjtë, s’e themi dot pasi është një akuzë e rëndë për sa kohë nuk e provojmë dot.
Por e thotë gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu. Nuk e dimë se kujt i referohet ekzaktësisht apo se cilës sferë, por me siguri ndonjë budalla nga politika, showbiz-i, spektakli, gazetaria etj, Fevziu duhet ta ketë hasur.
“Mjaft i bëtë bullallenjtë të famshëm”, shkruhet në një parrullë publikur pak më parë nga drejtuesi i “Opinion”.
Duhet thënë se në kaq vite emision me të ftuar Fevziut i duhet të jetë ndeshur me të gjitha kategoritë e njerëzve. (E.K/SHUPLAKA)