Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se bota duhet të heqë dorë nga prirja për korrektesë në adresimin e problemit të terrorizmit.
Ai u ndal tek sulmet e Londrës si shembull i një situate që kërkon qëndrim më të ashpër ndaj imigracionit. Trump përsëriti thirrjet e tij drejtuar gjykatave që të mos pengojnë urdhrin e tij ekzekutiv për të kufizuar futjen në Shtetet e Bashkuara të shtetasve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.
Presidenti shprehu mbështetje për Britaninë por edhe kritikonte kryebashkiakun e Londrës dhe shprehej për një luftë të ashpër ndaj terrorizmit.
“Duhet të ndalim këtë tendencë për të ruajtur korrektesën dhe t’i vihemi punës për të garantuar sigurinë e shtetasve tanë. Nëse nuk i thërrasim mendjes, gjërat do të shkojnë më keq,” shkruan Trump.
“Të paktën 7 të vdekur; 48 të plagosur nga sulm terrorist dhe kryebashkiaku thotë se “nuk ka arsye për t’u alarmuar” shkruan presidenti Trump në Twitter, duke vënë në shenjestër edhe kryebashkiakun e Londrës, Sadik Khan, i pari mysliman që merr në dorë administrimin e kryeqytetit britanik. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post