23:44 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mjaft o mjaft se na u hap barku! Po na thoni që Turqia i hypên Europës dhe Europa i hypën Afrikës përsipër!”

19:38 | 10/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëmet ndaj UT, Fuga: Kanë grabitur, plackitur dhe bërë fërtele si leckë të rrëzuar përdhé kështjellën universitare

Nga Artan Fuga

Rroftë qeni!

——————

Të gjithë dëshirojmë shumë që njerëzit e dëmtuar të jenë në vend të sigurt, dëmet të riparohen sa më shpejt dhe urojmë që kurrë mos përsëriten të tilla drama kombëtare!

Ndërkohë njeriu nuk ka si të mos dojë të dijë se përse u shkaktua ky tërmet, në një zonë kaq të ngushtë me kaq shumë lëkundje, kaq i rëndë, me një vazhdimësi kaq të zgjatur?

Mirë na thonë që tërmeti nuk parashikohet, por pasi ndodh, a mund të dihen shkaqet konkrete se përse ndodhi?

Mbase po, mbase jo! Nuk e di sepse nuk e njoh fare këtë shkencë.

Por nuk kam si të mos pyes: Po tru kanë disa që na japin shpjegime gati ideologjike? Që në vend të shpjegimeve sizmologjike na japin shpjegime mitologjike.

Pa asnjë provë!

Pa asnjë observim!

Pa asnjë argument!

Dhe në vend të këtyre na venë titullin “inxhinjer”, kështu e ashtu!

Po kthehemi në kohën përpara Bekonit ku autoriteti, statusi, i dikujt ishte prova dhe argumenti që ato që ai thoshte duhej të merreshin si të vërteta.

Unë jam Biri i Zotit!
Unë jam Mesia!
Unë jam Skënderbeu!
Unë jam Don Kishoti i Sanço Pançes!

Mjaft o mjaft se na u hap barku! Në keni shpjegime shkencore thuajini, nëse nuk keni, rrini mo pa folur se nuk ua kërkon njeri pa i ditur t’i shpikni! Nuk e pret këtë njeri nga ju!

Institutet rrinë.
Qendrat shkencore heshtin!
Akademia nuk ndihet!
Mendimi nxin!

Dashke shpjegime ti?

Dikush na thotë që pllaka afrikane dhe pllaka europiane që nis andej nga Turqia, kalon në Shqipëri e mbaron në Itali e Spanjë u fërkokan, i hypkan njera tjetrës dhe ja, prandaj tërmeti i 26 nëntorit!

Mirë pllakat që u fërkokan, por këtu nën Hamallaj a poshtë Kurbinit e gjetën të shfryjnë, e gjetën t’i hypin njera tjetrës?!!!

Cfarë shpjegim leshi është ky?

Unë pyes se përse në këto tridhjet km katrorë ka pasur lëkundje kaq të mëdha, ai më thotë jo Afrika, jo Spanja, jo Turqia!!!

Turqia i hypên Europës dhe Europa i hypën Afrikës përsipër!

Eshtë si t’i them se përse më zuri gripi, dhe dikush të më thotë se gripi ka ardhur nga Madakaskari!!!

Unë kërkoj konkreten, ai na flet për universalen!!! Ngrehu nga varri Aristotel. Mirë sizmikën që e qajmë, por bazat e llogjikës i dimë apo jo?

Cfarë sizmologjike? Logjiken shkurt fare a e kemi?

Merr frymë toka – thotë dikush tjetër shkencëtar – letrar!

O po mirë, një njëmijë vjet më parë shpjegohej tërmeti me atë që toka ishte mbi kurrizin e një breshke dhe sa herë breshka krruante kurrizin, toka dridhej dhe shkaktoheshin tërmetet.

Ne kërkojmë sizmologji, ai na bën letërsi!

Llafollogji!

Po rri ore rri!

Se ka tre goditje thonë këta shkencëtarrucat. Një, dy, treeeee

O pika që nuk na bieeee!

Mirë i tha njeri: Ore po këtu ka pasur qindra lëkundjeeeee!

Dhe shkencëtari që shpjegon gjithçka u përgjit : Tre lëkundje qe ndjen opinioni publik!

Këtu thashë : Më ra tavani në kokë pa tërmet!

Ku e di tërmeti se çfarë ndjejmë ne njerëzit!

Tre herë!!! Cili tërmet? Pse tre dhe jo dy!

Mirë sizmikë nuk kemi si duket, përqasje sizmologjike nuk kemi, po logjikë a nuk kemi të drejtë të kemi!

Se pastaj na ndodh si ai shkencëtari tjetër që na tha se nuk e matëm dot sa zgjati tërmeti se na u fikën dritat në observator!!!

Aman bre po as një gjenerator nga ato të kafeneve nuk keni patur?

Hajde pastaj mos puth qenin!

Hajde pastaj mos dekoro qenin!

Hajde pastaj mos bërtit : Rroftë qeni!

Qeni ka më shumë dije, më shumë logjikë, më shumë informacion se ne . Nuhatje as nuk diskutohet! Ndofta edhe ndershmëri!

Etiketa: artan fuga
Pas

“Kam gënjyer në emision për qira dhe ushqime”, gruaja pranon publikisht gënjeshtrën: Ishte komplot me bashkëshortin (Video)

Para

Kërkonin azil në Francë, riatdhesohen 173 shtetas shqiptarë

Para
Kërkonin azil në Francë, riatdhesohen 173 shtetas shqiptarë

Kërkonin azil në Francë, riatdhesohen 173 shtetas shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.