Porti i Durrësi është mbuluar në mëngjesin e sotëm nga mjegulla duke krijuar vështirësi në lëvizjen dhe ankorimin e mjeteve detare.
Një krociere me 670 turistë ka kërkuar ndihmë pasi nuk ka mundur të ankorohet në këtë port për shkak të visibilitetit të ulët në det, ndërsa në ngihmë të saj pritet të shkojë rimorkiatori.
Të njëjtën situatë kanë kaluar dhe shumë anije të tjera të cilat janë ankoruar me vështirësi ose kanë pritur përmirësimin e kushteve të motit.