09:38 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

7 miliardë njerëz i kanë sytë nga mjekësia, 7 milionë shqiptar me sy nga partia

16:20 | 29/04/2020
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy pyetje për Berishën: Gënjen për Revolucionin apo s’të vjen askush prapa?

Nga Kreshnik Spahiu

Thonë që injoranca s’ka kufij, por në Shqipëri në këto ditë Pandemie budallallëku i njerzve po shpërthen hapur në rrjetet sociale.

Ka një reaksion ndaj tentativave të dështuara për gjetjen e një vaksine e cila do ishte shpresa e vetme për të shmangur një katastrofë humbjesh të jetëve njerëzore.
Në rrjetet sociale bëhet thirrje që me vaksinën do instalohen “çipa” në trupin e njeriut dhe në këtë formë do kontrrollohet njerzimi.

Fatkeqësisht deri tani s’kemi ende një zbulim shkencor të suksesshëm për gjetjen e vaksinës ndonëse ajo është testuar tek shumë gjallesa.
Më pranë saj duket se janë profesorët e Oksfordit në Britaninë e Madhe por edhe dy kompani gjermane.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) thotë se po zhvillohen së paku 20 vaksina të ndryshme kundër COVID-19, ndërsa disa prej tyre janë në nivelin e testimeve klinike.

Gjermania vjen pas Britanisë me aprovimin e testeve klinike. Ditë më parë ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se shkencëtarët në Universitetin Oxford do të fillojnë testimin e vaksinës në njerëz këtë të enjte.

Sukesei duket se mund të vijë nga konkurenca, pasi ka një garë të shfrenuar të enteve të ndryshme shkencore mbi zbulumin e vaksinës.

Merkel premtoi se ajo do u afrohet falas popujve aepse shkenca nuk është nacionale por i shërben njerzimit.
Kina ka një përparsi sepse ka filluar kërkimet 3 muaj përpara botës dhe zbulimi prej saj do ishte disi fatal për Europën pasi do rritej imazhi dhe dominimi kinez në botë.

Shtetet aziatike Kina, Japonia, Koreja Jugut, Singapori, po demostrojnë një fuqi dhe përgatitje disa herë më të lartë se kontinenetet e tjera në përballimin e krizës!

Në të gjithë këtë garë dhe luftë planetare shfaqet në mënyrë qesharake dhe mentaliteti i izoluar shqiptar i cili keqpërdoret nga politika e Tiranës dhe Prishtinës.
Përballë megallomanisë qeveritare e cila i ka ardhur dita të demostrojē forcën dhe autoritetin, del në horizont edhe budallallëku apo injoranca opozitare.

Qeveria kopjon çdo gjë që bën Gjermania, Izraeli apo Franca madje edhe batutat apo fjalimet i kanë kopje të liderve.

Gjithsesi të kopjosh modelet pozitiv s’ka ndonjë pasojë, madje shpesh ja rekomandohet të ecet në shtigje të shkelura.
Ndërkohë opozita e Lulzim Bashës që ka ngel:Pa madat,Pa pushtet, Pa bashki, Pa zgjedhje te parakoshme, Pa protesta, Pa mbështetës, pa kauza i duhet te gjej nje menyrë te dal në ekrane apo gazeta dhe të bëhet protagoniste që mos dal totalisht nga tregu.
OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.

Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.
Unë ndjek çdo ditë deklaratat e mjekve dhe shkenctarve nga gjithë bota, e në fund më errësohen sytë kur lexoj palaçollëqet nga Shqipëria.

Po nuk e ka fajin as Albana Vokshi dhe as Saliu por niveli mediokër i popullit tonë që nuk kuptojnë ende që njerzimi është duke luftuar me vdekjen dhe ne merremi me fundërrinat e planetit.
Dhe kjo situatë nuk është vetēm në Shqipëri por edhe Kosovë. Askush s’mendon për Pandeminë por për qeverinë. Po shqyjnë njëri tjetrin për karrige. As Albin nuk e lëshon dhe as Isa me Hashimin nuk pushon.

7 miliard njerëz i kanë sytë nga shkenca.
7 milion shqiptar i kanë sytë nga politika.
Ah more ju raftë pika.

S’më ngelet tjetër çfarë t’ju them se asnjë mesazh serioz nuk funksionion me ju. Sarkazmën e keni hak.
Refuzoni edhe vaksinat e Bill Gates, përdorni 5 pikat e planit Basha, para dhe pas buke!

Pas

“Si do të bëhet hapja e sistemit shëndetësor”, Manastirliu tek Tráuma: 4000 urgjenca dhe 500 ndërhyrje kirurgjikale gjatë pandemisë

Para

“Taksistëve po u hiqen patentat”, Cara: Shkak hendeku mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe DSHTRR-së

Para
“Taksistëve po u hiqen patentat”, Cara: Shkak hendeku mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe DSHTRR-së

"Taksistëve po u hiqen patentat", Cara: Shkak hendeku mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe DSHTRR-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.