19:56 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mjekësia shqiptare humbi një kollos të saj”, ndahet nga jeta Profesor, Thoma Kristo

14:54 | 18/08/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mjekësia shqiptare humbi një kollos të saj”, ndahet nga jeta Profesor, Thoma Kristo

Është ndarë nga jeta profesor, Thoma Kristo, një nga mjekëty më të njohur në vend  që bënte pjesë në brezin e parë të pedriatërve shqiptarë.

Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti I Mjekësisë në Tiranë kun ë njoftimin e rastit thuhet se Kristo ka mbajtur detyra te rëndësishme, si drejtues shërbimi dhe departamenti në strukturat shëndetësore universitare të sëmundjeve të fëmijëve dhe njihet si themelues i Shërbimit Universitar te Kardio-Pediatrisë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Thoma Kristo, mjekut shumë të njohur të fëmijëve dhe pedagogut te shquar te Fakultetit te Mjekësisë.

Profesori i ndjerë Thoma Kristo bënte pjesë në brezin e parë të pediatërve shqiptarë, të cilët themeluan dhe ngritën shërbimet universitare të specializuara në shërbimin spitalor kombëtar dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Gjatë karrierës së Tij të gjatë, të pervijuar nga shkenca dhe humanizmi, Profesori i nderuar ka mbajtur detyra te rëndësishme, si drejtues shërbimi dhe departamenti në strukturat shëndetësore universitare të sëmundjeve të fëmijëve dhe njihet si themelues i Shërbimit Universitar te Kardio-Pediatrisë. Ai ishte autor i shumë monografive dhe teksteve mësimore për pediatrinë dhe shëndetin e femijëve dhe gjithashtu i dhjetra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Largimi nga jeta i Prof. Thoma Kristo le pas nje humbje te madhe per familjen, kolegët, studentët, pacientët e shumtë dhe cilindo tjeter qe ka pasur fatin ta njohë.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjarët dhe njofton se homazhet bëhen ditën e diele 18 gusht nga ora 09.00-17.00 në mjediset e Funeral Alba (pranë Medresesë së Tiranës në rrugën e “Dibres”) dhe përcjellja për në banesën e fundit bëhet prej aty në orën 17.00”, shkruhet në njoftimin e UMT-së

Ndërkohë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha ku përmes një statusi në Facebook, vlerëson veprimtarinë e profesorit si dhe shpreh ngushëllimet ndaj miqve dhe të afërmve të tij.

 “Profesor Thoma Kristo do të ishte gjithashtu ndër të parët në mbeshtetjen e forcave demokratike dhe mbeti gjithnjë një mbështetes i palëkundur i tyre në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Reagimi i plotë:

Mjekësia shqiptare humbi nje kollos te saj!

Profesor Dr Thoma Kristo nuk është me!

Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te Prof. Dr. Thoma Kristos mjekesia shqiptare bie ne zi. Ajo humbi nje kollos te saj ndersa shoqeria jone nje humanist te shquar.

Prof Dr Thoma Kristo ishte njeri nga personalitetet me te shquara te mjeksise shqiptare, njeri nga pionieret dhe themeluesit e Fakultetit te Mjeksise dhe Sherbimit te Pediatrise dhe Kardio Pediatrise ne Shqiperi.

Ne dekada pune e perkushtimi dhe humanizmi te te madh, me aftesite e tij te veçanta Thoma Kristo ndihmo, diagnostikoi, mjekoi, sheroi dhe shpetoi jeten mijra e mijra femijeve te semure nga te kater anet e vendit. Profesor Thoma Kristo si njeri nder me te paret pedagog te Fakultetit te Mjeksise dha nje kontribut tejet te çmuar ne pregatitjen e generatave te tera te mjekve te pergjithshem dhe specialisteve ne fushen e pediatrise dhe kardiopediatrise.

Studiues, shkencetar i apasionuar ai eshte autor i nje serie te gjate kerkimesh te rendesishme shkencore, artikujsh, monografish, tekstesh qe qendrojne ne themelet e Mjekesise, Pediatrise dhe Kardiopediatrise te Shqiperise.

Profesor Thoma Kristo do te ishte gjithashtu nder te paret ne mbeshtetjen e forcave demokratike dhe mbeti gjithnje nje mbeshtetes i palekundur i tyre ne Shqiperi.

Duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para kujtimit dhe vepres se tij shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes, miqve, te afermvete te ndjerit Profesor Thoma Kristo dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. sb

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: THOMA KRISTO
Pas

VIDEO/ Çfarë nuk u pa në seancën e Kokëdhimës: As për Bin Laden-in nuk u bë kaq bujë, e kam dhe mik Ramën

Para

Konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, reagon PD: Nesër protestë, s’mund të jemi…

Para
Konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, reagon PD: Nesër protestë, s’mund të jemi…

Konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, reagon PD: Nesër protestë, s'mund të jemi...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Thellohen tensionet midis Moskës dhe Kievit, Ukraina sulmon bazën ushtarake ruse me dronë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.