Mjekët e spitalit Rajonal të Durrësit kanë dalë në protestë mëngjesin e kësaj të hëne, duke u solidarizuar me kolegun e dhunuar dy ditë më parë, Gerald Kola.
Mjekët thonë se ndjehen të kërcënuar çdo ditë, gjatë ushtrimit të punës së tyre, për shkak të sjelljeve të tilla në drejtim të tyre.
Mjekët e Durrësit kanë pezulluar punën për një orë, teksa kërkojnë mbrojtje nga strukturat për të ushtruar detyrën në shërbim të jetës së qytetarëve.
Kujtojmë se mjeku Kola u godit nga pacientët teksa ushtronte detyrën e tij në repartin e urgjencës në spitalin e Durrësit, pas një konflikti mes dy personave që ishin të dehur, të cilët kishin shoqëuar një prej të afërmve të tyre.
Lidhur me këtë ngjarje gjatë ditës së djeshme pati dhe një reagim nga drejtoresha e spitalit të Durrësit Nadire Kërtusha, e cila kërkoi ashpërsimin e masave të dënimit, për personat që ngrenë dorë mbi mjekët. (lexo ketu)
Po ashtu ka pasur një reagim dhe nga Ministria e Shëndetësisë, e cila po përgatit të gjitha procedurat për kufizimin e orareve të vizitave nga ana e familjarëve, si dhe rezervimin e vendeve të posatshme, se ku ata mund të qëndrojnë, brenda spitaleve.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post