Mësohet se pak vite më parë, Duamena është diagnostikuar me një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.
Mjekët e kanë këshilluar të braktisë futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballojë më, por Duamena ka vepruar kundër këshillave të tyre.
Mësohet se ganezi kishte hequr defibrilatorin nga zemra, megjithëse ky rast i tillë i kishte ndodhur edhe dy herë të tjera në fushë.
Kur ishte minuta e 24′ e ndeshjes së sotme mes Egnatias dhe Partizanit, Duamena humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë ambulanca e dërgoi në spitalin e Kavajës, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetojë.
Takimi u ndërpre dhe rezultati ishte 1-1.