03:49 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mjekët këshilluan nënën ta abortonte, fëmija i lindur me trurin jashtë kafkës mbijeton dhe sot është 7 muajsh

07:55 | 18/10/2019
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mjekët këshilluan nënën ta abortonte, fëmija i lindur me trurin jashtë kafkës mbijeton dhe sot është 7 muajsh

Një familje në New Jersey, të cilëve iu tha se djali i tyre nuk do të mbijetonte pas lindjes, tani po feston shtatë mujorin e fëmijës. Gjatë ultratingullit në javën e 10, djali i palindur i Maria Santa Maria-s, Lucas, u diagnostikua me një defekt të rrallë dhe kur lindi ai e kishte trurin jashtë kafkës, një sëmundje e njohur si ekzencefalia. Besohet se ai është foshnja i parë që mbijeton pasi lind me këtë problem.

Mjekët i thanë nënës se djali nuk do të jetonte dot më shumë se disa orë pas lindjes. Ata i këshilluan asaj të bënte abort. “Nuk doja ta bëja këtë”, tregon ajo. Pavarësisht sesi do të shkonin gjërat, ajo donte ta lindte Lucasin. Mjekët u habitën që ai mbijetoi gjatë lindjes. Por gjithsesi, Santa Maria e përgatiti veten dhe familjen e saj për atë që kishin paralajmëruar mjekët: që ai përfundimisht nuk do të mbijetonte.

Nëna tregon se bëri rregullime për varrimin dhe gjithashtu kontaktoi një specialist që të përgatiste fëmijët e saj më të rritur në rast se Lucasi nuk do t’ja dilte. Por, kur stafi mjekësor pa se Lucas ishte i shëndetshëm, ata kryen një operacion katër ditë pas lindjes së tij. Operacioni i Lucasit përfshinte heqjen e indeve anormale të trurit për të parandaluar dëmtimin e zonës funksionale të trurit të tij.

Doktorët thanë se që pas operacionit, kocka ka filluar të formojë një shtresë mbrojtëse rreth trurit të Lucasit, dhe se koka ka filluar të zhvillohet mbi të, e plotë e me flokë. Sa i përket zhvillimit mendor të vogëlushit, mjekët thanë se do të ishte njësoj si i të gjithë fëmijëve. Nëna e Lucasit thotë se ai po përmirësohet dita ditës dhe është shumë mirënjohëse për gjithçka kanë arritur./BURIMI ”PËR NËNAT”

Etiketa: truri jashte kafke
Pas

“Jep dorëheqjen tani live”, Kreshnik Spahiu i kërkon Cakajt të dorëhiqet në mes të emisionit

Para

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, i vihet tritol “Benzit”, panik te qytetarët

Para
Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, i vihet tritol “Benzit”, panik te qytetarët

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, i vihet tritol "Benzit", panik te qytetarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.