Partia Demokratike po organizon ditën e sotme një tryezë me temë “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, ku foli edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ish-kryeministri deklaroi se mjeku në Shqipëri merr 50% të rrogës që merr mjeku në Kosovë kur Shqipëria linte mbrapa shtatë vende të BE.
Po ashtu Berisha kujtoi edhe dhunën e ushtruar ndaj studentit tek ceremonia e diplomimit, ku tha se ishte një sjellje bandideske.
“Këta shpikën Check-up dhe koncesionet duke vjedhur të sëmurët shqiptarë.
Jo më larg se dje, në krye të qeverisë se nuk kemi mungesë mjekësh. Ky xhahil, ky cinik, ky injorant, nuk kupton se sot Shqipëria në mjek për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës.
Nuk kupton se në Europë dhe në botë, numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit më themelorë të një sistemi shëndetësor. Nuk kupton se ia kanë mbyllur sot koncesionet. Se sot bëhet fjalë në vendet e zhvilluara për një mjek në 300 banorë, në mos më pak, në vendet ish-komunistë një mjek në 400 banorë, kurse Shqipëria po shkon në një mjek në 1000 banorë me ikjen masive të mjekëve nga Shqipëria.
Me dhjetëra fëmijë që nuk gjejnë pediatër, me dhjetëra mijëra gra që nuk gjejnë gjinekologun, por nuk duhet habitur, se po ky do të deklaronte dhe bënte Europën të qeshte me të se Shqipëria nuk ka banda, por kur je vetë kryebandit, bandat të duken lule.
Nuk ka banda, ka keqbërës. Janë të lidhura si mishi me thoin, sepse është kjo dyshe me politikat e saj që po shkatërrojnë një sistem që kishte brishtësinë e vet dhe ka nevojë më shumë se çdo gjë tjetër të konsolidohet dhe të përsoset.
Çdo ditë kolegët tuaj, studentët tuaj, nisen, marrin rrugët e dheut dhe ky mashtrues deklaron se po i paguan si Gjermania. Ky flet sikur jeton në anën e pasme të Hënës, në fakt po nxit shkatërrimin e sistemit shëndetësor, që ishte i brishtë, kishte dobësitë e veta, por duhej forcuar.
Duhet bërë një punë e jashtëzakonshme që Shqipëria të marrë theksin në ndërtimin e një sistemi shëndetësor të përshtatshëm.
Një nga treguesit që kishim më mirë ne, ne kishim aksesin në sistemin shëndetësor në më të mirin në Evropë por edhe atë korrupsioni e ka çuar në një radhë njëmujore për t’u vizuar tek një specialist.
Ku janë rrogat e mjekëve, ku janë rrogat e infermierëve që ky pretendon se i paguan në Gjermani? E me kët tallet ky?
Mjeku në Shqipëri merr 50% të rrogës që merr mjeku në Kosovë kur Shqipëria linte mbrapa shtatë vende të BE.
Së fundi, nuk mund të le pa dënuar me ashpërsinë më të madhe, banditizmin që ka treguar dje gjatë studentit të Mjekësisë
Unë i them këtij gangsteri që ke rrahur çdo student shqiptar me atë që ke bërë në sallën e diplomimit. Çfarë i tha ai?
Janë bileta për të shkuar në Gjermani. Dhe ky i fut rojet për ta rrahur. Kërkoj ndjesë se mbase janë jashtë teme këto problem, por kreu i meduzës, kanceri i vërtetë i mjekësisë shqiptare është Edi Rama.”– tha Berisha.