Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg dy mjekët, Besim Lamaj dhe Viktor Marku, të cilët kuruan në një klinikë private Eduart Lamajn, ky i fundit i dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve me datën 30 maj në Laç, Paulin Gjergjin dhe Bujar Likën.
Dy mjekët u dënuan me akuzat për “mos kallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndërkohë që po linin ambientet e gjykatës së Kurbinit Besim Lamaj, me pranga në duar, i pyetur nga gazetarja në lidhje me akuzat, nuk pranoi që të prononcohej. “Më lini të kaloj”- ishin fjalët e vetme të mjekut.
Sakaq avokati i Besim Lamajt, Dritan Metani, në një prononcim për mediat tha, se thjeshtë mjeku e ka marrë në telefon kolegun e tij për ta referuar tek Viktor Marku, por nuk e njeh Eduart Lamajn. Ai tha se Lamaj nuk është i specializuar për të kryer ndërhyrje, ndërkohë që me këtë është marrë Viktor Marku.
“Thjesht e kanë marrë në telefon i ka ardhur si pacient. E kanë marrë ne telefon duke qenë se nuk është fushë e tij e ka çuar tek mjeku Viktor Marku, pasi është ortoped.”- tha avokati.
Gazetarja: Mjekët janë përplasur ndërmjet tyre? Avokati: Mjekët nuk janë përplasur, por ai nuk e njeh personin. Mjeku ka qenë pohues duke thënë se nuk e njeh personin as nuk ka kontakt. Vetëm nga një telefonatë që i është referuar. Nuk ka asnjë lloj informacioni vetëm është referuar.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe avokati i Viktor Markut, ka deklaruar se nuk e ka njohur kush ishte, dhe vetëm ka kryer detyrën e tij dhe betimin e Hipokratit.
“Ka ushtruar detyrën e vet funksionale, duke bërë edhe betimin e Hipokratit dhe ka shpëtuar një jetë njerëzore, pa pasur dijeni se kush ishte.”- tha avokati. (M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post