Më shumë se 6,700 muslimanë të komunitetit “Rohingya”, përfshirë të paktën 730 fëmijë nën moshën pesë vjeçare, u vranë në muajin e parë pas shpërthimit të dhunës gjatë muajt gusht.
Shifrat e lëshuara të enjten nga“Mjekët pa kufij”, besohet të jetë ndjeshëm më e lartë krahasuar me numrin e vdekjeve zyrtare të Mianmarit që është 400 persona. Të mbijetuarit besojnë se mijëra njerëz mund të kenë vdekur vetëm në atë fshat. Numri i madh i të vdekurve qëndron në raportet e gazetarëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut.
Për organizatën e njohur ndërkombëtare nuk ka tregues më të qartë sesa ky, sa i takon nivelit të shtrirjes së dhunës së autoriteteve të Mianmarit.
“Numri i vdekjeve ka të ngjarë të jetë nënvlersuar” tha njëri prej drejtuesve të agjencisë
Shumica e të vrarëve (69%) u qëlluan, ndërsa të tjerët u dogjën dhe u rrahën deri në vdekje. “Ne kemi dëgjuar raporte të familjeve që u zhdukën pasi u mbyllën brenda shtëpive të tyre, dhe ju vu zjarri”, tha Wong.
Mediat e ndërkombëtare raportojnë se më shumë se 640,000 njerëz Rohingya kanë ikur nga “Rakhina” që nga gushti. Ushtarët, policia dhe milicitë lokale dogjën qindra fshatra të “Rohingyas”, dhe gjithashtu bandat kanë abuzuar me gra dhe fëmijë të dhunuar.
Vendet perëndimore e kanë dënuar dhunën si spastrim etnik, një pohim që Mianmar e mohon me forcë. Zyrtarët në vend kanë fajësuar “terroristët ekstremistë” që i përkasin një grupi të ri militant. Të mbijetuarit besojnë se mijëra njerëz mund të kenë vdekur vetëm në atë fshat.Numri i madh i të vdekurve qëndron në raportet e gazetarëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut.(M.Q/Faxweb)