Drejtoresha e repartit të Pediartisë në QSUT Gjeorgjina Kuli, në një intervistë për Fax Neës ka folur lidhur me rastet Covid në radhët e fëmijëve. Kuli tha se në total në të gjithë vendin janë rreth 90 fëmijë të prekur me Covid, ndërsa nuk ka pasur asnjë rast të shtrimit të tyre në spitale.
Kuli apeloi që prindërit të mos i dërgojnë fëmijët direkt në urgjencën e pediatrisë, ndërsa shtoi se në çdo rast që ata kanë temperaturë, iu bëhet tamponi, dhe në rast se ai është negativ, shtrohet sipas problemeve që ata kanë.
“Numri i fëmijëve ka shkuar rreth 90, përgjithësisht kanë qenë asimptomatikë, dhe janë zbuluar thjesht nga kontaktet, ndërsa ata që kanë pasur simptoma, kanë qenë të ngjashme me ato të gripit.
Fatmirësisht nuk kemi pasur raste të hospitalizimit, ne kemi fëmijë që paraqiten çdo ditë në urgjencën tonë, të cilët i mbajmë të izoluar deri në përgjigjet e tamponeve. Në çdo rast kur është mundësia ne këshillojmë që fëmijët të qendrojnë në kushtet e shtëpisë, asnjë fëmijë i infektuar nuk ka plotësuar kushtet që të hospitalizohet.
Me hapjen e kopshteve dhe të çerdheve, ne jemi të përgatitur që të ofrojmë dhe ndihmën spitalore nëse ajo është e nevojshme, pasi ne shërbejmë dhe për fëmijët që nuk janë te infektuar, reparti është i ndarë, dhe mundohemi të jemi sa më korrektë. Mosha më e prekur është ajo mbi 3-4 vjeç, por kemi pasur dhe një rast nën moshën 1-vjeç, por që fatmirësisht janë shëruar në kushtet e shtëpisë”, u shreh Kuli.
Discussion about this post