Në fshatin Buzaisht njësia administrative Velçan, Pogradec, mjekja Sava Mokreri ka shkarkuar infermierin e këtij fshati Dorjan Capo.
Arsyeja e shkarkimit, në shkresën e shkëputjes së marrëdhënies së punës, është për shkelje disiplinore dhe etike.
Arsyeja e vërtetë është aktivizimi i infermierit Capo me një parti politike jashtë orarit të punës, shkruan GazetaExpress.
Kjo lëvizje është bërë pas kërcënimit të vazhdueshëm që mjekja Mokreri ka ushtruar tek infermieri që të votojë Partinë Socialiste dhe jo LSI-në. Mjekja Sava Mokreri, drejtoreshë e qendrës shëndetësore Velçan mësohet se është aktiviste dhe e angazhuar me strukturat e Partisë Socialiste në këtë zonë.
Sipas personit që ka denoncuar, mjekja Sava Mokreri është 68 vjeç dhe ajo duhet të kishte dalë në pension prej disa vitesh.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post