Një debat i pakëndshëm është konsumuar ndërmjet anëtarëve të panelit, në emisionin e mbrëmjes së sotme në “Opinion”.
Të ftuarit e përhershëm të emisionit, gazetari Armand Shkullaku dhe ish-deputetit socialist Alfred Peza janë “përplasur” me njëri-tjetrin dhe se shkak i kësaj “përplasje” duket se është bërë pasuria 1 milion euro e Pezës, i cili mesa duket e ka shumë problem sa herë që ia përmend dikush.
Në një moment të bisedës në studio, Shkullaku shprehet se ai kishte ndryshim nga Peza, mirëpo Peza është përpjekur ta kalojë me batutë këtë moment, duke i drejtuar Shkullakut me fjalët: “Ku është ndryshimi ynë, që dallojmë nga mjekra”
Por përgjigja e Shkullakut ndaj Pezës ka qenë epike.
“Dallimi është që unë e deklaroj mjekrën, kurse ti jo, pasi mua nesër më vjen Prokuroria në shtëpi nëse nuk e deklaroj”,-iu kthye Shkullaku, duke i lënë të kuptohet Pezës, 1 milion eurot e padeklaruara.
Debati i plotë:
Shkullaku-Pezës: Tani ekspert imobiliar na dole, unë të dija ekspert financash
Peza: Tani edhe ti ekspert vilash dole edhe ekspert i çadrave të PD-së dole
Shkullaku: Po, pra, po, por jo i lekëve te xhepi
Peza: Ato i kam të deklaruara unë
Shkullaku: Jo, jo si ke, të kam pas vartës gjithë kohës
Shkullaku: Ti e di që ne të dy kemi ndryshim
Peza: Po çfarë ndryshimi kemi o Shkullak. Ku dallojmë? Nga mjekra?
Shkullaku: Dallimi është që unë e deklaroj mjekrën, kurse ti jo. Sepse në dallim nga ty mua nesër më vjen Prokuroria në shtëpi.
(FaxWeb/B.L)