20:50 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Qeveria ka qenë e pandershme me ne gjatë kárantinës duke na fshehur…”, mjeku hedh dritë mbi kurbën e çuditshme të pandemisë në vend

17:34 | 13/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali/ Mjeku që denoncon grabitjen kolosale me koncesionin e sterlilizimit (VIDEO)

Mjeku urolog Artan Koni përmes një statusi në facebook ka reaguar në lidhje me shtimin e rasteve pozitive me Covid gjatë procesit të hapjes graduale të vendit. Mjeku thekson se ndershmëria është árma më e sukseshme ndaj pandemisë. Një ndershmëri e cila mungoi nga ana e qeverisë shqiptare dhe dëshmi e kësaj sipas mjekut është kurba e çuditshme e koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë kulmit të pandemisë në vendin tonë rezultonin rreth 20 raste pozitive me Covid në ditë ndërkohë që sot numri rasteve të reja kap rreth 100. Ky fakt, shprehet Koni, është tregues i pandershmërise së qeverisë, pasi nëse do të ishte e sinqertë dhe të kryente testime masive gjatë periudhës së kárantinës numri i të infektuarve do të kapte rreth 1500 të tillë në ditë.

Postimi i plotë: Ndershmeria, árma me e suksesshme kunder pandemise !!

Grafiket zyrtare na tregojne se hapja e kontrolluar nuk shton numrin e rasteve, dhe se fajin nuk e kane njerezit. Deklarata te tilla nuk duhen marre seriozisht. Grafiku i Italise eshte ai tipik i nje pandemie. Ne kulmin e pandemise kishin mesatarisht 5000 raste. Pas hapjes se kontrolluar, kane mesatarisht 250 raste ne 24 ore. Per ta thjeshtuar, ne kulmin e pandemise kemi mesatarisht 20 here me shume raste. Le te shohim tani cfare ndodh me grafikun shqiptar:

Pas hapjes, kemi mesatarisht 75 raste ne 24 ore. Ne kulmin e pandemise, normalisht, duhet te kishim mesatarisht 1500 raste (20 here me shume). Ne fakt, na eshte thene se kishim mesatarisht 20 raste ne 24 ore. Deshira per te pasur me cdo kusht nje histori suksesi, na erresoi syte e po na nxjerr ne pah cdo dite e me shume, pa-aftesine tone ne menaxhimin e situates. Celesi i suksesit ne menaxhimin e ketyre situatave eshte perhere ndershmeria. Imagjinoni cfare do ndodhte nese do ishim te ndershem:

Ne pikun e pandemise do raportonim mesatarisht 1500 raste ne dite. Ben sens, eshte pandemi fundja, populli do mirekuptonte edhe ate kárantine spektakolare. Asnjehere nuk e kuptuam perse duhej kárantine kur kishim 20 raste ne rang kombetar.

Do pohonim me plot gojen se “kemi mangesi ne testime”. Nuk eshte fundi i botes, kete gje pohoi edhe ministri francez i shendetesise. Populli perseri do e mirekuptonte, sepse e di shume mire qe testet nuk prodhohen ne Shqiperi…dhe ne castin e nje pandemie globale, eshte llogjike te kesh mangesi te tilla. Kurre nuk e kuptuam perse nuk patem mangesi ne testime, ne nje kohe kur e gjithe bota kishte.

Do pohonim se laboratori i ISHP-se nuk na mjafton, dhe do mobilizonim te gjithe laboratoret e tjere ne vend, si shteterore ashtu edhe ata private. Asnjehere nuk u komentua shkresa e ISHP-se drejtuar minsitrise ku thuhej: “nuk kemi kapacietet te mjaftueshem per testime”.

Do pohonim se kemi mangesi respiratoresh, dorezash, veshjesh speciale, maskash etj…eshte pandemi fundja, populli do e mirekuptonte. Mangesi te tilla u hasen edhe ne vendet me te zhvilluara, jo më ketu tek ne.

Ndershmeria do e nxirrte ministrine e shendetesise me te suksesshme ne menaxhimin e situates. Nga ana tjeter, ndershmeria do shtonte presionin popullor per te alokuar me shume fonde per pandemine…fonde te cilat duhet te merreshin nga koncesione, tendera apo nga projekte te tjera dytesore, si ata 3D qe shohim shpesh neper lajme. Nese nuk sillemi me ndershmeri gjate nje emergjence kombetare, kur do sillemi ??

Pas

Nga kolla tek dhimbjet e fytit/ Lulja që e mbajmë gati te gjithë në shtëpi dhe që shëron pothuajse të gjitha sëmundjet e mushkërive

Para

Komioni hetimor për shkarkimin e Metës/ ISP nxjerr dokumentin: Drejtuesi nuk ishte në dijeni të faktit se…

Para
Komioni hetimor për shkarkimin e Metës/ ISP nxjerr dokumentin: Drejtuesi nuk ishte në dijeni të faktit se…

Komioni hetimor për shkarkimin e Metës/ ISP nxjerr dokumentin: Drejtuesi nuk ishte në dijeni të faktit se…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

Piloti i një aeroplani luftarak në Spanjë bëri “një manovër të rrezikshme, për të shmangur një katastrofë” – në një plazh të mbushur me njerëz në Spanjë

Kina u ofron prindërve 500 dollarë për të rritur shkallën e lindjeve

Tarifat e Trump shkaktojnë alarmin e industrisë farmaceutike në Europë

Komisionerja e BE-së Marta Kos: Serbia e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e shqiptarëve

“Hamasi duhet të dorëzojë armët”, kryeministri palestinez thirrje në OKB: Gaza duhet të kontrollohet nga Autoriteti Palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.