Nga të dhënat më të fundit nga mjeku që ka shkuar në vendngjarje, raportohet se biznesmeni Tefik Hyka i ka shpëtuar atentatit të mirëorganizuar, shënuar ditën e sotme përballë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Fillimisht, burime të policisë raportuan se Tefik Hyka kishte ndërruar jetë, por fatmirësisht ai është ende në jetë, por në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak.
Dyshohet se pronari i ish-fabrikës së tullave në Vorë është qëlluar me dy plumba, një kokë dhe një në afërsi të zemrës. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe ka shpallur në kërkim të dyshuarin tjetër që ka mundur të largohet nga vendngjarja.
Ai u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor, teksa ishte në shoqërinë e një femre, që dyshohet të ketë qenë një punonjëse e tij.
Tefik Hyka është pronar i ish-fabrikës së tullave “Fabiona” në Vorë. Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se shkak është bërë një krim i vjetër, ndërkohë që Tefik Hyka ka qenë edhe herë të tjetër në shënjestër të atentateve për shkak të problematikave të theksuara që ka pasur në të kaluarën, ku në ’97-ën i është bërë një atentat brenda biznesit.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2276″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post