Mjeku Mel Ostreni gjatë një interviste për Fax News në emisionin sportive “Dribling”, foli në lidhje me regjimin që duhet të mbajnë futbollistët në kushtet e karantinës.
Ostreni tha se këshilla më e vlefshme është bioritmi, që të zgjohen në të njëtin orar dhe të bien në të njëjtin orar.
“Këshilla më e vlefshme është që të ruajnë bioritmin, që do të thotë të zgjohen në të njëtin orar dhe të bien në të njëjtin orar që bënin gjithmonë.”- tha Ostreni.
Sa do ti duhet një sportisti që të vijë në një formë të pranueshme sportive?
Unë jam i mendimit që stervistja individuale lë për të dëshiruar. Nuk është se bën të mundur mbajtjen e trupit në formë. Unë do të thoja që kjo stërvitja është për të mbajtur musklaturën, në momentin që të dalim nga kjo gjendje do të përballemi me një aktivitet shumë të ngjeshur që nuk i përshtatet formës fizike që kanë futbollistët në këtë kohë. Meqë kemi dhe 13 ndeshje për të zhvilluar, këtë gjë do na duhet të përballemi me mjaft trauma.
Nga një mos lëvizje e madhe dhe të futesh në prang ndeshje, 3 ndeshje në javë, futbollistët do ta kenë të vështirë për sa i përket shmangies nga trauma. Ata klube që luajnë me pak lojtarë rezervë do ta kenë të vështirë.
(M.Q/Faxweb.al)