Një lajm i mirë përsa i përket shërimit nga koronavirusi vjen nga mjeku Kosovar Fahri Beqa i cili jeton dhe punon në Gjermani.
Ai i referohet rasteve të prekura në Gjermani dhe thotë se një pjesë e tyre e kaluan këtë virus pa mjekim spitalor.
Megjithëkëtë, mjeku kosovar ka shkruar se bazuar në të dhënat statistikore në Gjermani do të preken deri në 70 për qind e popullësisë.
Me një shkrim në rrjetin e tij social në Facebook Fahri Beqa, mjek internist dhe kardiolog ka treguar se deri dje në Gjermani ishin diagnostikuar 4 mijë e 150 raste me koronavirus. Prej tyre kanë vdekur 8 persona të gjithë të moshuar dhe që kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore. 46 pacient janë shëruar.
Eksperti i shëndetësisë publike, Fahri Beqa, që punon prej 12 viteve në Berlin, ka thënë se shumica e pacientëve në Gjermani s’kanë pasur nevojë për mjekim spitalor pasi COVID-19 ka qenë i lehtë.
“Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i semundjes ka qenë i lehtë”, ka shkruar Beqa.
“Tashmë parashikohet që 60-70% e popullsisë së Gjermanisë do të preken nga ky virus (sipas ekspertëve të Virologjisë).