Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me lajmin se në spitalin rajonal të Beratit, i njëjti mjek kardiolog shërben edhe si Gjinekolog.
Përmes ironisë, gazetari shprehet se ka filluar të aplikohet modeli i qeverisë së vogël, duke kujtuar kështu deklaratat e kryeministrit Edi Rama se do të tkurrë administratën.
“Ne Berat ka filluar te aplikohet modeli i qeverise se vogel. Kardiologu i spitalit, part time ben dhe gjinekologun. Administrate e vogel dhe aparat publik eficent.”, shkruan Tomorri.
Sjellim ndërmend se situata në spitalin rajonal të Beratit paraqitet tejet e vështirë. Kjo jo vetëm për shkak se qytetarët duhet të presin me orë të tëra në radhë, në temperature të larta dhe kushte aspak të përshtatshme për të bërë vizitën te mjeku kardiolog. Mjek i cili detyrohet të bëjë edhe rolin e gjinekologut.
Në një kronikë të Report Tv, kardiologu Julian Ranxha, me gradën doktor shkencash, tregonte se çfarë i duhet të përballojë gjatë një dite pune në këtë spital: një fluks të madh njerëzish, punë pa orar, madje edhe të shoqërojë të sëmurët rëndë drejt QSUT-së në Tiranë për trajtim më të specializuar, duke lënë në mëshirë të fatit ata neë Berat. (D.D/Shuplaka)