Mjeku i QSUT-së Petrit Vargu me anën e një statusi në facebook ka reaguar në lidhje me situatën e pándemisë në vendin tonë. Menaxhimin e situatës mjeku e konsideron kaotike dhe shprehet se megjithëse ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ka siguruar 90 000 teste ne aktualisht kemi vetëm një aparat PCR-je.
Gjithashtu Vargu nuk lë pa theksuar dhe pritjen që iu bë turistëve polakë me trëndafila ditën e sotme duke na kujtuar se Polonia ëashtë një prej shteteve më të ínfektuara në Europë.
Postimi i plotë: Kaos total, ne trajtimin e Covíd-19!Europa na mbyll dyert. Ne presim me trendafila turistet polake qe vijne nga nje prej shteteve me te ínfektuara ne Europe. Shume paciente me ndryshime saturimesh te oksigjenit, mjekohen ne menyre popullore neper shtepi.Pse nuk hapet Sanatoriumi?Apo kane frike se do mbushet brenda nje dite?
Menyra sesi reagon 127 nuk dua te preket nga une.Flet vete populli.Ministrja deklaron qe ka marre 90000 teste,por nga ana tjeter jemi j vetmi vend ne bote me nje aparat PCR-je. Eshte njelloj sikur te kesh puse te tera me nafte dhe per qarkullimin e qytetareve te kete vetem nje motor “Vespa”. Tani nuk mund te flasim me per menaxhim te situates.Nga ana ime une shtroj pyetjen:Kjo gje behet me qellim apo nga injoranca?