Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi 47 vjeç, ka humbur betejën me Covid-19 këtë mëngjes. Ai ishte i shtruar prej 2 javësh në spital në Tiranë por nuk ja doli të mposhtë koronavirusin.
Kamberi ka ushtruar profesionin pranë Maternitetit të Vlorës, ndërsa kohët e fundit punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.
Vdekja e mjekut 47-vjeçar shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës pasi ditën e djeshme humbi jetën prej COVID-19 dhe pedagogia Dafina Broka.
(E.G/Faxweb.al)