12:16 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mjeshtre e madhe”, Flutura Açka vlerësohet nga Nishani: S’pata kohë të ulem në klube, të ofrohem për çmime

09:36 | 29/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Gjitha
0
“Mjeshtre e madhe”, Flutura Açka vlerësohet nga Nishani: S’pata kohë të ulem në klube, të ofrohem për çmime

Shkrimtarja Flutura Açka vlerësohet nga presidenti i Republikës si ”Mjeshtre e Madhe”. Nishani ka shfrytëzuar darkën e djeshme ku kishte mbledhur artistë, gazetarë e personalitete të larta për ta vlerësuar shkrimtaren. Sot shkrimtarja Açka, e njohur edhe për qëndrimet e saj të fundit kritike ndaj zhvillimeve në Shqipëri,  komenton gjithë sa ndodhi. (V.G/SHUPLAKA)

KOMENTI I PLOTË:

Mirënjohëse ndaj vlerësimit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Mbrëmë mes miqsh artistë të të gjitha fushave, kam pranuar me modesti vlerësimin që m’u bë nga Presidenti i Republikës si “Mjeshtre e Madhe”. Ky vlerësim shkon drejtpërdrejt për lexuesin tim, që më ka ndjekur me besnikëri prej vitesh, që rebelimet e mia të shpeshta publike, i ka lexuar edhe si shqetësime të tijat, që librat e mi i ka bërë pjesë të bibliotekës së vet, që nuk ka pritur të shfaqem foltoreve, ku sigurisht nuk ndjehem aq komode, por më ka dhënë një dashuri të përhertë dhe distante, të paqtë dhe detyruese njëherësh.

Atij i jam falur përherë dhe falë tij kam kuptuar se lumturia ime akute e të shkruarit, do të kishte qenë e vakët, pa ndjeshmërinë e tij. Unë, edhe pse “gripi” modern që kalon letërsi dhe arti sot e do, nuk pata kohë të ulem në klube miqsh, të ofrohem për çmime, të bëhem pjesë e rretheve që ia lehtësojnë vlerësimet një shkrimtari. Kështu që kjo foltore është ndër të rrallat që më sheh lexuesi, falë këtij nderimi.

Pikëtakimet e tjera janë te libri, te shqetësimi për një Atdhe më të mirë, te kënaqësia e leximit dhe të ndarit bashkë të këtij argëtimi unik që ta jep leximi, te kërkimi për autorë të rinj që i bën nder çdo vitrine leximi, dhe mbi të gjitha te raporti ynë gati ‘sensual’ shkrimtar-lexues, aty ku gjithnjë jam ndier në ujërat e mia të sigurta.

Mes gjthë atyre miqve artistë në sallë, njerëz që mbajnë zemrën dhe mendjen e këtij kombi, e kuptova edhe një herë se në këtë rrugë përkushtimi, edhe pse të duhet ta bësh vetëm, ti nuk je vetëm, dhe ndaj është rasti të përshtas dy vargje të poetit të mrekullueshëm Azem Shkreli, një nga modelet letrare të miat:

“Atdheu është dheu i atit të birit dhe shpirtit të shenjtë,

që rruazat e plagëve nuk ia numëroj vetëm.”

Faleminderit Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani

Faleminderit lexuesit!

fluturaacka2

Etiketa: ackaBujar Nishaniflutura ackamjeshtre e madhenishanishkrimtarjashkrimtarja acka
Pas

Scarlett Johanson, aktorja me fitimet më të mëdha në 2016-ën sipas “Forbes”

Para

Mbajnë 10 orë rradhë për kolaudimin e makinës por gjobiten për parkim nga policia

Para
Mbajnë 10 orë rradhë për kolaudimin e makinës por gjobiten për parkim nga policia

Mbajnë 10 orë rradhë për kolaudimin e makinës por gjobiten për parkim nga policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste të shpërndara në vende të ndryshme ku mësohet gjuha shqipe

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku lëvizte një 35-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezër

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

Ish-shefat e sigurisë së Izraelit thirrje presidentit amerikan: Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës në Gazë!

Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit

PAMJET e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në 2024

Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! Në hotelin ku qëndronte u kap edhe Julian Aliaj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.