Një aksident është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Tale të Lezhës. Një automjet ka rënë në kanal, ku për pasojë drejtuesi ka humbur jetën.
Dyshohet që drejtuesi i mjetit, ka humbur kontrollin e mjetit që ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar në kanal. Nga dyshimet e para, mendohet që ai të jetë mbytur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimin për zbardhjen e aksidentit.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post