Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Devoll -Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig te kryqëzimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.
Një 21 vjeçar nga fshati Biranj ka qenë duke udhëtuar i vetëm me mjetin Ford nga Devolli në drejtim të Korçës kur është përplasur me barrierat mbrojtëse duke sjellë edhe aksidentin që ka përfunduar me plagosje të rëndë të drejtuesit të mjetit.
Sipas ekspertëve të policisë rrugore 21 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat metalike duke shkaktuar një aksident të frikshëm edhe për vetë ekspertët. Përplasja ka qënë aq e fortë sa mjeti është shkatërruar plotësisht aq sa pjesët motorike dhe jo vetëm kanë fluturuar në anën tjetër të rrugës.
21 vjeçari ndodjet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Shkak i humbjes së kontrollit të mjetit sipas ekspertëve mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i telefonit ose përgjumja.
Ky segment rrugor ka pasur disa aksidente të ngjashme edhe në kushte kur nuk mungon sinjalistika vertikale dhe horizontale.
“Një aksident ka ndodhur rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çiflig, Korçë, ku shtetasi O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.