Një aksident ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan ku një mjet ka përplasur një këmbësor.
Mjeti me targa AA979BR, me drejtues shtetasi A.I., 26 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K.Q., 59 vjeç, banues në lagje “Beqir Dardha” i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rendë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisaritain e Policise Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(M.Q/Faxweb.al)