Policia Kufitare e Sarandës u ka ardhur në ndihmë një çifti francez i cili kishte nglur në det pasi nuk mjeti i tyre kishte pësuar defekt.
Policia Kufitare eshte njoftuar nga shërbimi i radarit Ksamil, se shtetasi G.B, 32 vjeç, banues në Francë kërkon ndihmë pasi mjeti argëtues tip motor uji nuk i ndizej dhe kishte mbetur në det bashkë me nje tjeter person perballë bregut të Vivarit.
Shtetasit e huaj po lundronin me nje “Jet ski” e cila ka pësuar difekt dhe nuk ndizej.
Në vënd shkoi Patrulla e Policise Kufitare me mjetin lundrues të Policise ku konstatuan se në mjet ishte edhe shtetasja Sh.A, 22 vjeçe.
Policia Kufitare shoqeroi të dy shtetasit të cilët ishin në gjendje të mirë shendetësore.
Nga ana e patrullës u tërhoq mjeti në bregun e detit.
(B.H/Shuplaka)