Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar këtë mëngjes mbi takimin e dytë të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme, por pa sjellë asnjë rezultat.
Manjani shprehet se duhet të shpresohet ende tek fryma e dialogut dhe jo tek “fjala e fundit”, pasi sipas Manjanit askush nuk e do përplasjen, por qasje.
“Duhet të shpresojmë ende te dialogu e jo te “fjala e fundit”! “M’ka çu nana me la gojën”, nuk është qasje,por përplasje! Askush nuk e do!”, shkruan Manjani.
Si kryeministri Edi Rama edhe kryedemokrati Lulzim Basha, u shprehën menjëherë pas takimit se asgjë nuk kishte ndryshuar, pasi “ishin në të njëjtën pikë”.
(XH.A/SHUPLAKA)