Henrik Mkitarian ka shënuar një super gol në ndeshjen e luajtur sot ndaj Sunderland. Mesfushori i “djajve të kuq” realizoi golin e tretë për skuadrën në minutën e fundit të takimit 90′.
27-vjeçari shënoi një gol fantastik, i cili mund të quhet pa dyshim më i bukuri për këtë pjesë të sezonit në Premier Ligë.
Skuadra e Murinjos regjistroi një tjetër fitore të vlefshme në kuadër të javës së 18-të të kampionatit duke grumbulluar 33 pikë në vendin e gjashtë.