Nuk kanë munguar ankesat, kritikat, replikat dhe batutat nga ana e kryeministrit pas “Photo of the day” të tij, ku shfaqet krahas një invalidi në Kamëz, duke u përkulur përpara tij. Kjo foto është ndjekur nga reagime të shumta, një pjesë të të cilëve Rama u ka kthyer edhe përgjigje.
Ndër të tjera bie në sy zhgënjimi dhe mallkimet e qytetarëve, të cilët i urojnë Ramës “e pafshin në vend të tij” (invalidit). Në reagimin e tij, kryeministri i referohet gjyshes shkodrane me thënien “mllefi, e zeza e shpirtit e atij që e ka”. Ndaj akuzës së një komentueseje, ai përgjigjet me batutë duke ironizuar çadrën e opozitës: “Nuk rrihet kaq gjatë në çadër se të ikën ajri i trurit”.
Kryeministri nuk ua ka përtuar edhe disa prej qytetarëve duke i mësuar të shkruajnë shqip.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1696″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]