Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas akuzave të socialistit Taulant Balla për mobilizim të perosnave me precedentë ligjorë në mbrojtje të votave të LSI-së.
Në reagimin e saj, kjo lëvizje, duke e cilësuar si “Taulant Balta”, i sqaron këtij të fundit se ata që mbrojnë votën e LSI-së janë qytetarët e ndershëm, që nuk pranojnë kërcënimet, presionet dhe dhunën e bandave.
Reagimi i LSI-së:
Levizja Socialiste per Integrim, dega Elbasan, denoncon publikisht sjelljen anti-demokratike te disa perfaqesuesve te PS ne Elbasan me ne krye Taulant Ballen, te cilet edhe sot, ne diten e votimit, pas shperndarjes sistematike te parave dhe miellit nga aktivitetet fitimprurese te droges se Rilindjes, vazhdojne me strategjine e tyre te presionit ndaj qytetareve, kercenimit me vendet e punes apo ndihmen ekonomike, dhe se fundmi edhe me manipulim mediatik, gjoja per arrestime te drejtuesve te LSI, apo me gjoja-sjellje anti-ligjore te perfaqesuesve zgjedhore te saj e plot shpifje te tjera.
Ketyre manipulimeve dhe shpifjeve, per hir te se vertetes, u doli boja shume shpejt. Kulmin e arriti tani, kur ky perfaqesues i Rilindjes, i cili vleren e vetme politike ka mashtrimin dhe gjuhen e helmatosur dhe perbaltese, shpif per gjoja mobilizim te personave me precedente ligjore ne mbrojtjen e votave te LSI.
I bejme te qarte shpifesit, mashtruesit dhe perbaltesit Taulant Balta se ata qe mbrojne voten e LSI jane qytetaret e ndershem, qe nuk pranojne presionet e kercenimet, dhunen e bandave te Rilindjes dhe mercenareve te tyre, te cilet veprojne te lire, shpesh nen hunden e Policise se Haki Droges. Prandaj, i bejme thirrje qe ai te ndaloje zanatin e tij te mashtruesit publik dhe te prese me qetesi ndeshkimin qe do i vije shume shpejt nga qytetaret e lire te Elbasanit.
(XH.A/SHUPLAKA)