Reshjet e dëborës që ranë mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ka sjellë probleme edhe në lëvizjen e njerëzve ditën e sotme. Shumica e trotuarave janë me ngrica dhe shumë njerëz rrezikojnë të rëshqasim.
Por ditën e sotme është vënë re që efektivë të policisë bashkiake së shtetit të ndihmojë në rrugë oër të ecuar kalimatër të ndryshëm, kryesisht pleq dhe fëmijë.
Në një postim të bërë në Facebook kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falemderon policët bashkiakë për këtë ndihmë ndaj qytetarëve.
“Në çdo cep të qytetit njerëzit po ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Qendrat Sociale për të kaluar natën, në kryqëzime për të kaluar rrugën. Faleminderit kolegëve të Policisë Bashkiake që pasi e gdhinë natën me emergjencat, po vazhdojnë gjatë ditës në ndihmë të të moshuarve. Faleminderit dhe gjithë qytetarëve tanë të mrekullueshëm për solidaritetin unik!”, shkruan Veliaj ndërsa portimin e shoqëron me foto.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”727″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]