Ai ishte stilisti aristokrat francez, i njohur për elegancën e tij.
Fama e tij nisi prej vitit 1950 dhe për tre dekada ai veshi disa nga gratë më të bukura në botë.
Por sot një lajm I trishtë ka pushtuar botën e modës.
Hubert de Givenchy ka ndërruar jetë.
Givenchy ishte i njohur për veshjet e stiluara në ngjyrë të zezë, për krijimin e veshjes unike të Audrey Hepburn në skenën e hapjes së Mëngjesit në Tiffany’s, me të cilën ruanin edhe bashkëpunime të rëndësishme.
Partnerja e tij, Philippe Venet, një ish-projektuese në shtëpinë e tij të modës, konfirmoi lajmin e trishtë, ” Me trishtim të madh, ju informojmë se Hubert Taffin de Givenchy është ndarë nga jeta,”- shkruan ajo.
Edhe faqja zyrtare e shtëpisë së modës ‘Givenchy” konfirmoi lajmin.
(F.M/Faxweb)