Kaylen Ward është një modele Instagrami e cila me sa duket ka gjetur një mënyrë, me sa duket mjaft efikase, për të ndihmuar krizën e shkaktuar nga zjarret në Australi.
E njohur ndryshe si filantropja nudo, mblodhi shumën e pabesueshme prej 265 mijë dollarë në vetëm 2 ditë, pasi ofroi të dërgonte foto nudo në këmbim të dhurimeve në fondet e ndihmës nga zjarri.
Ajo tha se situata nuk po merrte vëmendjen e duhur dhe se për këtë kishte vendosur ta merrte vetë në duar duke dërguar foto nudo me mesazhe dhe në këmbim merrte vlerën e 10 dollarëve ose më shumë. E me sa duket strategjia e saj paska funksionuar.