Modelja me famë botërore Rosie Huntington-Whiteley dhe aktori Jason Statham janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Kështu bëjnë të ditur disa burime pranë çiftit të famshëm.
Për këtë edhe fansat kanë filluar të dyshojnë, pas një fotoje të fundit të postuar nga modelja ku ajo shihet pranë një kali, e veshur me një bluzë të gjerë që i mbulon format trupore.
Kjo është për fillimet e reja dhe për perspektivat ekzaltuese të këtij viti”, shkroi ylli i pasarelave në përshkrimin e fotos së dyshimtë. 29-vjeçarja dhe 49-vjeçari janë në një lidhje prej 6 vitesh dhe ekzaktësisht një vit më parë, ata u fejuan pasi Statham e propozoi bukuroshen bjonde për martesë, shkruan revista Anabel. (J.V/Shuplaka)