Modelja e njohur Heidi Klum, 46 vjeçe është martuar me kitaristin kitaristin 17 vjet më të ri Tom Kaulitz nga grupi gjerman Tokio Hotel.
Çifti arriti në Capri me jaht dhe u drejtua në ceremoninë e organizuar me rastin e martesës, ndërkohë që çdo gjë u realizua në fshehtësi.
46-vjeçarja dhe 29-vjeçari janë parë për herë të parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në fillim të vitit të kaluar ndërkohë që debutimin si çift e bënë në muajin maj të vitit 2018, në “AmfAR Gala”.
Për Heidin kjo është martesa e tretë ndërsa për Tom e dyta.
Discussion about this post