Një modele e Playboy u gjet e vdekur pasi u mbyt aksidentalisht gjatë një fotosesion në një ishull.
Galina Fedorova, 32 vjeç, u gjet e pajetë nga rojet bregdetare italiane, pasi ajo kishte shkuar në një ishull të Sardenjës me fotografin Yev Taranovs për të punuar në një projekt.
Ata kishin marrë me qira një anije për të kryer setin fotografik, e cila më vonë u gjet e mbushur me shishe alkooli bosh.
Ndërsa u nisën për në ishull për të xhiruar, Taranovs tha se ato u ndalën për tu larë në det. Mediat e huaja bëjnë me dije se modelja u gjet e zhveshur dhe e pajetë në det nga rojet bregdetare.
“Hetimi po vazhdon dhe sipas një raporti shumë paraprak gruaja e re u mbyt,” i tha Enrico Lussu, zëvendës prokuror me qendër në kryeqytetin e Sardenjës Cagliari. Sakaq, policia po vazhdon punën për zhardhjen e plotë të ngjarjes.