Ajo është një nga modelet me origjinë shqiptare që kanë korrur sukses edhe jashtë k7ufijve.
Është shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka pozuar për marka prestigjoze.
E ftuar në “Thumb”, moderatoret i kanë kujtuar Xhesika Berberit kohën kur punonte si prezantuese në “Agon Channel”.
“Duke qenë se aktualisht shumë modele janë kthyer në prezantuese, ke në plan të përfshihesh me ndonjë projekt në television?”- ishte pyetja.
“Kurrë mos thuaj kurrë!. E bukur por e frikshme eksperienca në televizion. Nuk e di nëse do e shoh veten si prezantuese ama si këngëtare është e sigurt që kurrë. Nuk isha mësuar me atë punë që të merresha me të ftuarit, të bëja pyetjet. Bëja gafa gjithmonë dhe për t’i rregulluar i fusja një të qeshur nga mbrapa dhe rregullohej gjithë situate,”- ka treguar me humor Xhesika.
(F.M/Faxweb)