Për të pasur një lëkurë të shëndritshme, të shëndetshme dhe pa akne, vajzat nga e gjithë bota përdorin maska dhe trajtime nga më të ndryshmet.
Mirëpo, modelja shqiptare Niki Delijorgji ka ndarë mbrëmjen e djeshme në Instagram, një maskë fytyre që shumë pak prej nesh kishin dëgjuar dhe imagjinuar.
Modelja ka përdorur një maskë që në përbërje ka gjakun e periodave. Nuk dimë nëse këtë gjë modelja e ka të përhershme në rutinën e saj, mirëpo ajo shprehet se falë gjakut ka një lëkurë të pastër.
“Maskë miliona dollarëshe. Gjaku i periodave”-shkruan ajo ndërsa ka ndarë një mesazh nga ndjekësit e saj që me të drejtë pyesin se çfarë mund të bëjë ajo më shumë se kaq e modelja ka treguar se konsumon dhe lëngun e gjakut duke na lënë dyfish të habitur.
Duket se kjo maskë i sjell përfitime Nikit pasi ajo na tregon se pa makeup ka një fytyrë të pastër e për këtë i detyrohet vampirëve:
“Pa makeup, nuk i vë faj vampirëve”, shkruan ajo.