Si të gjithë njerëzit e zakonshëm edhe të famshmit dehen dhe shpesh dalin jashtë kontrollit.
Mirëpo ka njerëz të tillë, që pija i zë shumë keq saqë bëjnë veprime që në gjendje normale s’do t’i bënin kurrë.
Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe modeles së famshme 22-vjeçare.
Në një intervistë në “Ellen Show”, Kendall Jenner rrëfeu se ka bërë një tatuazh në gjendje të dehur.
“Është vendimi më i keq që ka marrë ndonjëherë, por të paktën nuk dhembi,”- u shpreh ajo.
Jenner tregoi se ne pjesën e brendshme të buzës së poshtme ka shkruar fjalën e parë që i erdhi ndërmen dhe ishte “Meowww”.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post