Moderatorja shqiptare shumë e dashur për publikun, Ermira Çausholli është bërë nënë për herë të katërt. Ermira ka sjellë në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e ka dhënë me anë të rrjeteve sociale.
Moderatorja ka postuar një foto ku shfaqet dora e vogëlushes së porsalindur dhe ka zbuluar se ja ka vendosur emrin Solara.
“Erdhi Solara. Nga dje pasdite, na ka bere njerezit me te lumtur ne bote”, shkruan Ermira.
Moderatorja është nënë edhe e tre vajzave të tjera të cilat tashmë janë rritur.