Moderatorja e njohur Jona Spahiu shumë shpejt do të kurorëzojë me martesë dashurinë me partenrin e saj. Lajmi qarkullonte prej disa kohësh në media, por moderatorja nuk kishte reaguar deri ditën e djeshme.
Ajo ka vendosur ta konfirmojë këtë lajm me anë të një fotoje të ftesave të dasmës, të cilat i ka publikuar në Instagram. Jona ka bërë të ditur se ftesat janë punim dore dhe ka zgjedhur ngjyrën e zezë. Sipër ftesave janë shkruar inicialet e çiftit.
Gjithashtu moderatorja përflitet se është shtazënë, por Jona nuk ka folur ende publikisht lidhur me këtë gjë.
(M.Q/Faxweb)