Ardhja e këngëtarit grek Notis në Shqipëri ka shkaktuar një sërë polemikash mes artistëve dhe njerëzve të medias në vendin tonë.
Shkak për dyzimin është bërë fakti se Notis ka bërë disa deklarata antishqiptare, dhe raciste, duke mbështetur tezat e ‘Agimit të Artë’.
Kjo ka qenë tema e diskutimit dhe dje në ‘’Top Show”, teksa në fund të emisionit moderatorja Fatma Haxhialiu, e cila bëri thirrje për bojkot të këtij koncerti që fyen dinjitetin e shqiptarëve, nxorri flamurin nazist të partisë “Agimi i Artë” duke e hedhur flamurin në studion e Top Show.
“Mendimet e atyre që përkrahin e shpërndajnë ideologji naziste për mua, njësoj si ky flamur, meritojnë t’i bëjnë koncertet në kosh!”, ka përfunduar Fatma gjestin e saj të revoltës.
Koncerti i Notis do të mbahet në 24 Maj në pallatin e kongreseve, ku një tjetër pikë që hap diskutim është dhe çmimi shumë i lartë i biletave për njerëzit që do të duan ta ndjekin.
(E.K/FAXWEB.AL)