Fotot e tyre së bashku numërohen me gishtat e dorës, e megjithatë publiku është mësuar me misterin e tyre.
E kemi fjalën për moderatoren Jonida Shehu dhe bashkëshortin e saj, skenografin e njohur Albi Çifligu.
Në llogaritë personale të secilit, nuk gjen pothuaj asnjë foto bashkë. Të dy janë më shumë të fokusuar të ndajnë me publikun momente nga puna dhe nga projektet në të cilat janë pjesëmarrës.
Janë të rralla rastet kur i gjen bashkë, të dy. Vetëm nëse i hyn një kërkimi të thellë për të gjetur ndonjë foto paparaci, ndaj kjo herë s’mund të kalojë pa vëmendje. Është vetë Jonida që është “dorëzuar”.
Mbrëmjen e djeshme, çifti kanë qenë bashkë në një event dhe, me këtë rast, moderatorja e njohur e ekranit, ka postuar një foto së bashku me Albin, në Instastory. “E dua” – shkruan Jonida mbi foton e cila ka nisur udhëtimin në portale.
Dhe sytë e tyre i thonë të gjitha, komentet nuk janë të nevojshme. (E.K/FAXWEB)
Discussion about this post