Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur menjëherë pasi Modric u shpall fituesi i “Topit të Artë”.
Në ceremoninë gala të organizuar në Paris, numri një i “galaktikave” përgëzoi kroatin për këtë çmim.
Por gjatë deklaratës Perez në një farë mënyre ka “injoruar” Ronaldon pasi ka nguruar t’i përmendë emrin.
“Përgëzoj Modriç për këtë sukses. Jam i nderuar që jam këtu mes jush. Prej vitesh shumë lojtarë që kanë veshur fanellën e Realit kanë fituar një trofe kaq shumë prestigjioz siç është “Topi i Artë”, tha shkurtimisht Perez.
Pa dyshim që Ronaldo është lojtari i vetëm i Realit me më shumë trofe të “Topit të Artë”. Por pavarësisht kësaj Perez nuk i ka përmendur emrin.
Kujtojmë që gjatë 9 viteve karrierë tek Reali, Ronaldo ka triumfuar 4 herë në këtë çmim prestigjioz.
(E.K/FAXWEB.AL)